Aksidenti në Llaskarcë, vetëm dy familje kanë kërkuar ndihmë psikologjike

Ndihmë psikologjike nga Oda e Psikologëve kanë kërkuar vetëm dy familje të prekur nga aksidenti i autobusit në Llaskarcë, transmeton Portalb.mk.

“Ndihmë psikologjike deri tash kanë kërkuar dy familje, kurse në koordinim me Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim, intervenim psikologjik në krizë, është realizuar me shpëtimtarët – zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit”, thanë nga Oda e Psikologëve.

Nga Oda kanë bërë të ditur se në dispozicion kanë 30 psikologë të licencuar, dhe kanë apeluar që të gjithë individët apo familjet që e ndjejnë veten të prekur dhe të ndikuar nga ngjarja e aksidentit, mund të drejtohen te pikat e Odës në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Përveç Odës, në dispozicion janë edhe profesorët e Psikologjisë në Universitetin “MIT” në Shkup.

Përndryshe, Oda e Psikologëve siguroi kujdes psikologjik për familjarët e të lënduarve në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë. Ndryshe, aksidenti erdhi si pasojë e rrokullisjes së autobusit të ndërmarrjes “Durmo Turs”. Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

LEXO: Aksidenti në Llaskarcë, Filipçe: Një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore
LEXO: Aksidenti në Llaskarcë, ndërroi jetë edhe një vajzë 19-vjeçare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button