Tragjedia ime

O tragjedi!
Ti, tragjedia ime!
Më mungon dhe s’ta them dot sa më mungon!
Dua të të dua
Dua të më duash
E prapë s’ta them dot!
Ti, tragjedia ime!
Ma ke mbushur zemrën me ndjenja e më ke braktisur!
Më ke lënë të vras kohën mbrëmjeve kur ti s’je!
Më ke lënë të urrej veten pse të dua ty!
E prapë,
S’ia bëj dot ndryshe!
Të dua!
O tragjedi!
Ti, tragjedia ime!
Deri kur do zvarritem kështu për fajin tënd!
Mëkat vallë bëra që t’u dhash e tëra pa pyetur si dhe pse ?
Jam aq e marrë, jam aq marrëzisht e dashuruar pas teje!
Qaj, qesh, pa kontroll!
Ti, emri i sëmundjes time, sëmundja ime!
Ndoshta po e deshëm shumë dhimbjen tonë, mund të shpëtojmë nga ajo!
Unë të dua ty, dhimbja ime, e prapë s’kam shërim!
O tragjedi!
Ti, tragjedia ime!
Të dua aq shumë, po aq shumë sa të të lë të lirë!
Të dua aq shumë sa kam burgosur veten në kafazin që e kam ndërtuar me dashurinë tënde!
E s’dua të shpëtoj!
O dashuri!
Ti, dashuria ime!
Që më shfaqesh mbrëmjeve si hije e më futesh nën jorgan!
Ti, hija që më prek trupin dalë-ngadalë derisa të depërtosh brenda meje!
Ti, që më shfaqesh mbrëmjeve e m’i puth buzët e njoma!
Ti, që më pëshpërit në vesh fjalët e dashurisë!
Ty të përkas edhe kur nuk më përket!
Ty të dua edhe kur më braktis netëve të gjata e më lë shtratin bosh!
E dua edhe mungesën tënde!
O marrëzi!
Ti, marrëzia ime!
Të dua si e marrë!
Kur qesh, kur flet!
Të dua kur qan dhe e fut kokën në gjoksin tim për të kërkuar shpëtim!
Të dua kur je, ashtu si të dua kur nuk je!
Të dua kur vjen, ashtu si të dua kur shkon!
O tragjedi!
Ti, tragjedia ime!
Më ke depërtuar nën lëkurë!

Autor: Rita Behadini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button