Në hapësirën Socio-Kulturore Tetovë u mbajt ditë e hapur

Hapësira Socio-Kulturore Tetovë dje, 23 mars, ka mbajtur ditë të hapur për të njoftuar të rinjtë dhe qytetarët me aktivitetet dhe puntoritë që ajo organizon, njofton Portalb.mk.

Dita e hapur ka filluar me aktivitetet për fëmijë, ku u është dhënë mundësia të vizatojnë dhe shprehin kreativitetin e tyre, të vallëzojnë e të zhvillojnë aftësitë e tyre në shah dhe lojra të tjera. Kënga i ka përcjellur gjatë gjithë aktiviteteve.

Ditë e hapur në hapësirë socio-kulturore në Tetovë
Ditë e hapur në hapësirë socio-kulturore në Tetovë

 

 

 

 

Gjatë ditës janë mbajtur punëtori të ndryshme për pikturë, stopmotion dhe aktivitete të tjera. Ndërkaq në mbrëmje është shfaqur dokumentar premierë “Toestand Tetova Termokiss”, për të vazhduar më vonë me muzikë dhe argëtim.

Ditë e hapur në hapësirë socio-kulturore në Tetovë

Organizuesit e ditës së hapur thonë se Hapësira Socio-Kulturore Tetovë përbën një komunitet në zhvillim që është i përqendruar në krijimin e standardeve dhe normave të reja të funksionimit kolektiv, që përshkojnë me nevojat e kohës dhe rrethit veprues. Dita e hapur organizohet me qëllim që qytetarët të njoftohen me aktivitetet që zhvillohen në këtë hapësirë.

“Në bazë krejtësisht vullnetare, në Hapësirën Socio-Kulturore Tetovë krijohen dhe mirëmbahen ngjarje e ideja te reja dhe avangarde, të cilat gjithnjë vihen në funksion të shoqërisë së hapësirës dhe me gjerë.  Ndodhitë publike kanë qëllim edukativ dhe udhëzues, e në raste paraqesin edhe forma kreative proteste”, tha Taulant Salihi nga Hapësira Socio-Kulturore Tetovë.

Ditë e hapur në hapësirë socio-kulturore në Tetovë
Ditë e hapur në hapësirë socio-kulturore në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button