Protesta “Liri për Feta Alimin”: Drejtësia nuk është pazar (VIDEO)

Para Gjykatës Penale në Shkup sot pasdite u mbajt protestë për shkak shqiptimit të dënimit me shtatë vjet  burg  të Abdulfeta Alimit, si një nga të akuzuarit për “Dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017”, transmeton Portalb.mk.

Pjesëmarrësit e protestës që u mblodhën në sheshin “Skenderbeu” dhe vazhduan para gjykatës, kishin të veshura maica me portretin e Alimit dhe thirnin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Drejtësia nuk është pazar”, “Të shpëtosh njeri,  nuk do të thotë të jesh terrorist”.

Protesta “Liri për Feta Alimin”, foto: Borçe Popovski

“Kjo është padrejtësi e madhe. Le ta mendojnë ata që e kanë bërë këtë. Ai që shpëtoi dikë tani është në burg. Kjo është padrejtësi. Do të qëndrojnë në rrugë derisa Alimi nuk do jetë me ne”, deklaroi një pjesëmarrës i protestës.

Protesta kaloi në mënyrë të qetë, pa incidente. Komunikacioni para gjykatës ishte i ndërprerë, ndërsa rreth ndërtesës kishte prani të madhe të policisë.

Abdulfeta Alimi, i cili ishte një nga dëshmitarët e gjykimit për sulmin ndaj Ziadin Selës, konfirmoi se nuk ka marrë pjesë në dhunë në Kuvend më 27 prill, por ka ndihmuar që ta shpëtojë dhe evakuojë liderin e Aleancës së Shqiptarëve.

Ndryshe, protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit të rastit “E enjtja e përgjakshme” për sulmin e 27-prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), pasi Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënimi në lartësi prej 7 vjet burg. Nga Gjykata thanë se “në bazë të incizimeve të ngjarjes, Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentitduket qartë se është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës, të dënuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef i sigurimit i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

Nga ana tjetër, Alimi ka kontribuar për shpëtimin e jetës së deputetit dhe liderit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button