Euro 2020, Maqedonia pas 10 vjetësh triumfuese në kualifikime (VIDEO)

Pas një dekade dhe katër cikleve, Reprezentacioni i Futbollit i Maqedonisë së Veriut, në kualifikimet e Euro 2020, shkoi me fitore, pas fitores 3-1 ndaj Letonisë, njofton Portalb.mk.

Fitorja e djeshme, ishte mënyra më emirë që selektori Igor Angellovski t’ia urojë plasmanin jubilare kapitenit të kapitenit Goran Padev.

Në tri dhjetëminutëshin e parë shënuan Ezgian Alioski dhe Elif Elmas. Pas kësaj ka shënuar kundërshtari i tyre, Vjaçesllav Isaevs. Dhe në momentin kur u mendua se mori fund loja, në minutën e 93-të shënoi sërish Elmasi.

Në ndeshjen me Letoninë, Goran Pandevi është bërë futbollisti i dytë i RMV-së me 100 plasmane në reprezentacion. Para ndeshjes, Pandevi ka marrë dhurata dhe mirënjohje nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button