Duel i ri televiziv mes Zaevit dhe Mickoskit të martën, pas debatit do të ketë konfirmim të fakteve

Televizioni Kanal 5 mbrëmë  ka njoftuar se në televizionin e tyre do të kenë mysafir në një duel televiziv liderët e partive, Zoran Zaev nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Hristijan Mickoski nga partia opozitare VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Pas përgatitjes së treguar nga të dy liderët dhe pas disa konsultimeve është marrë vesh që dueli të mbahet të martën, më 26 mars, në kuadër të emisionit “Samo Vistina” (Vetëm vërtetë) në fillim të orës 18:30, informoi televizioni Kanal 5.

Pjesëmarrjen, siç theksohet, e kanë konfirmuar dje nga të dy palët.

“Si risi, pas mbarimit të duelit do të ketë Verifikim të fakteve, ku ekipi i gazetarëve të televizionit Kanal 5 do t’i verifikojë konfirmimet e liderëve me raportet relevante nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që të shmangen manipulimet në opinion”, thonë nga Kanal 5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button