Eden Hazard: Shkaku i Zidanet fillova të luaj futboll, ai është idhulli im

Eden Hazard ka folur përsëri me admirim për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat po lidhet sërish me një lëvizje drejt skuadrës spanjolle madrilene.

I pyetur se kë do të zgjidhte midis francezit dhe shefit të ekipit kombëtar, Robero Martinez, futbollisti dha dy arsye të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Kam shumë respekt për Zidanen” tha ai dhe vazhdoi duke thënë se “Ai ishte idhulli im. Falë tij fillova të luaj futbolli.

“Por për të arriturat e mia, unë e zgjedh Martinezin”, u përgjigj me diplomaci lojtari që pritet të kalojë gjatë verës dhe kampionët evropian dhe botëror.

Ndryshe, Hazard gjatë mbrëmjes së kaluar ishte golashënues në fitoren e Belgjikës kundër Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button