Kryemadhi: Ne tani jemi të papunë, vetëm do protestojmë

Ne tani jemi të papunë, jemi të barabartë me njerëzit dhe do protestojmë. Të ecim përpara me atë që duam. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti”. Kështu deklaroi Monika Kryemadhi në lidhje me protestën e opozitës.

Opinion ajo tha se protestat do të vazhdojnë. Me ironi ajo tha se ne nuk jemi më opozita, opozita tani është në Parlament.

Ne jemi opozita, qytetarët janë jo të përfaqësuar në Parlament. Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin dhe nuk do të ndalohemi. Edi Rama dheata të tjerët nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi zonja Kryemadhi, ndërsa theksoi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen.

Në lidhje me sulmin ndaj deputetit të ri të LSI, Ralf Gjoni ajo tha:  “Unë i kam duart e pastra. Rama për t’i bërë eksponentë dhe për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij në Shqipëri mund të jetë dhe një gjë e realizuar nga ta. Duke parë dhe që zoti Gjoni është rival i zotit Veliaj etj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button