Gjermani, krimet e ekstremistëve të djathtë në nivel të lartë

Policia gjermane ka regjistruar 19.105 krime të personave me orientim të djathtë ekstrem në vitin 2018, tregojnë shifrat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar bazuar në shifrat zyrtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, 1.072 krime të ekstremistëve të djathtë janë regjistruar kundër të huajve, migrantëve apo rivalëve politikë.

Të paktën 498 persona janë lënduar nga sulmet e motivuara nga ideologjitë e së djathtës ekstreme.

Sipas shifrave, personat me bindje të këtillë kishin kryer një rekord prej 23.555 krimesh në vitin 2006 dhe 20.520 në vitin 2017.

– Krimet islamofobike

Krimet antiislame dhe incidentet e abuzimit mbeten problem serioz për Gjermaninë.

Policia ka regjistruar 578 krimet ë urrejtjes kundër muslimanëve midis Janarit dhe Shtatorit të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e fundit zyrtare.

Të paktën 40 muslimanë janë lënduar në këto sulme, të cilat janë kryer kryesisht nga ekstremistë të djathtë.

Krimet islamofobike të regjistruara përfshijnë ofendime, letra kërcënuese, sulme fizike dhe sulme kundër xhamive.

– Reagime nga komuniteti turk

Komuniteti turk i Gjermanisë ka bërë thirrje për veprim urgjent për të luftuar rritjen e racizmit, intolerancës dhe diskriminimit në vend.

“Ne jemi në një situatë shqetësuese sot me sulme verbale dhe fizike që janë duke u bërë pjesë e jetës së përditshme”, tha organizata turke e emigrantëve TBB në një deklaratë.

“Ne kemi nevojë për mbrojtje më efektive kundër racizmit, që duhet të sigurohet nga legjislacioni përkatës”, tha organizata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button