Bangladesh, kremtohet festivali hindus i ngjyrave Holi

Festivali i lashtë i hindusëve, Holi, i njohur edhe si “Festa e ngjyrave”, është mbajtur në Bangladesh ku mijëra hindusë kremtuan në rrugët e Dhakas ardhjen e pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).

Holi është një festival i ngjyrave dhe dashurisë me të cilën shënohet ardhja e pranverës dhe zgjimi i natyrës nga gjumi dimëror.

Banorët e kryeqytetit të Bangladeshit, kanë pushtuar rrugët e Dhakas për të kremtuar përmes lyerjes së fytyrave të njëri tjetrit me ngjyra të ndryshme, pasi tradita e tyre kërkon që duart dhe fytyra të lyhen me ngjyra të forta si ajo vjollcë, e kaltër, e kuqe, e gjelbër ose të verdhë.

Në ngjyrosjen e fytyrës dhe të duarve marrin pjesë meshkujt, femrat, fëmijët dhe të moshuarit.

Festa mbahet në rrugë, sheshe, parqe, përpara ndërtesave dhe tempujve.

Kremtimet plotësohen nga muzikantët e rrugës bashkë me të cilët njerëzit këndojnë këngët tradicionale kushtuar pranverës.

Nga veçoritë e festës është shoqërimi me miqtë, vizita e të afërmve dhe ngrënia e ëmbëlsirave të ndryshme.

Sipas besimeve tradicionale, festa shënon edhe fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button