Justin Bieber për herë të katërt ka anuluar martesën në kishë me Hailey Baldwin

Sipas mediave amerikane, pop senzacioni kanadez, Justin Bieber dhe modeli Hailey Baldwin, e kanë anuluar për herë të katërt martesën e tyre në kishë. 25-vjeçari dhe e përzgjedhura e tij tre vjet më e re, kanë qenë të martuar që nga shtatori, kur i shprehën zotimet e tyre para ofiqarit në New York, pas së cilës e paralajmëruan një ceremoni të madhe martesore.

Për shkak të shëndetit të dobët të Justin Bieber, këngëtari kanadez dhe modelja Hailey Baldwin vendosën ta anulojnë edhe një herë martesën për t’u ‘fokusuar në Justinin dhe shërimin e tij’.

Siç zbuloi burimi i afërt me çiftin, kjo nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga martesa në kishë, por vetëm se duan që këngëtari të jetë përsëri ai i vjetri. ‘Nuk dërguan ftesa të reja me datë. Do të presin derisa gjendja e Justinit të përmirësohet që përsëri ta planifikojnë ditën e tyre të ëndrrave, shkruan KOHA Ditore.

Këto lajme erdhën menjëherë pasi që vetë Justin Bieber zbuloi përmes profilit të tij në Instagram tregoi se po e kalonte një periudhë të vështirë. Pranë një fotoje bardh e zi ai kishte shkruar: “Thjesht doja t’i ndaj me ju disa nga gjërat nëpër të cilat po kaloj, për t’ju njoftuar për të gjitha. Po kaloj nëpër një periudhë të vështirë, ndihem çuditshëm dhe i vetmuar… Por gjithmonë kthehem përsëri në këmbë i sigurt, kështu që nuk merakosem shumë, por ende dëshiroj që të luteni për mua. Zoti është i madh dhe lutjet tuaja kanë efekt të pabesueshëm tek unë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button