Trump: Koha për të njohur kontrollin izraelit mbi Golanin e pushtuar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se ka ardhur koha që vendi i tij të njoh kontrollin e Izraelit mbi lartësitë e pushtuara të Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas 52 viteve, është koha që SHBA të njoh plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, që është me rëndësi kritike strategjike dhe të sigurisë për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal”, tha Trump në llogarinë e tij në twitter.

Në Kongresin në Kapitoll Hill po ndërtohet vullnet për ndryshim, ndërsa Departmenti i Shtetit ndryshoi terminologjinë e saj mbi territorin e kontestuar, duke iu referuar si “të kontrolluar nga Izraeli” në vend të përdorimit të mëparshëm “të pushtuar nga Izraeli”.

Izraeli kohë të gjatë ka kërkuar nga Washingtoni të njoh pretendimin mbi territorin që e pushtoi nga Siria gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967.

Izraeli pushtoi rreth dy të tretat e luginave të gjera të Golanit si rezultat “de facto” të konfliktit dhe e aneksoi zyrtarisht në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rezoluta 497 e Këshillit të Sigurimit thotë se “vendimi izraelit për të imponuar ligjet, juridiksionet dhe administratën e vet në lartësitë e pushtuara siriane të Golanit është i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar”, duke kërkuar që Izraeli të anuloj vendimin e tij.

Në nëntor, SHBA-të për herë të parë votuan kundër një rezolute vjetore të OKB-së që dënonte kontrollin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, respektivisht 151 vende votuan në mbështetje, ndërsa vetëm Izraeli dhe SHBA-të kundër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button