Panucci: Kombëtarja e Shqipërisë është e konsoliduar

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Christian Panucci, një ditë para ndeshjes me Turqinë tha se ekipi që ai drejton është i konsoliduar, ndërsa për ndeshjen tha se është i vetëdijshëm që nuk është e lehtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë konferencës për mediat në Shkodër me kapitenin e skuadrës Elseid Hysaj, Panucci u shpreh se futbollistët janë gati si fizikisht dhe moralisht.

“Sadiku ka për të hyrë në lojë, pavarësisht se nuk është në maksimumin e tij fizik. Për sa i përket sulmit të skuadrës turke, mbrojtja e ekipit të Shqipërisë është konsoliduar, por të shikojmë nesër. Është e vërtetë që Turqia është skuadër e fortë, por nëse lojtarët kanë për të dhënë maksimumin atëherë mund të kemi rezultat pozitiv. Jemi të vetëdijshëm se nuk është ndeshje e lehtë”, tha trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.

Pyetjes së AA-së për pritshmëritë rreth ndeshjes me Turqinë ai iu përgjigj se, “Unë jam pozitiv, edhe skuadra është e përgatitur, ka kualitet ashtu siç ka kualitet edhe Turqia. Jam i bindur që mund arrijmë fitore, por gjithçka mbetet të shikohet nesër. Duhet të japim maksimumi në fushë”.

Ai tha se futbollistët janë të mobilizuar dhe skuadra ka shumë potencial, ndërsa shtoi se ka shumë rrugë për të bërë”.

Kapiteni Hysaj tha se “Grupi që jemi tani është fantastik. Jemi gati për të përballuar sulmin e Turqisë”.

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në Shkodër, në prag të ndeshjes së nesërme me Turqinë.

Lista e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, me Turqinë dhe Andorrën është: Gentian Selmani, Ylber Ramadani, Lorenc Trashi, Etrit Berisha, Alban Hoxha, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Ivan Balliu, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Kristi Qose, Taulant Xhaka, Kristal Abazaj, Bekim Balaj, Eros Grezda, Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja të cilën kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvilloj përballë Turqisë më 22 mars do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet më 25 mars në Stadiumin “Estadi Nacional” në Andorra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button