7 trende stili që mësuam nga gratë e familjeve mbretërore

Përpos detyrave që u dikton posti në Pallatin Mbretëror, duket se gratë e familjeve mbretërorë nëpër botë kanë edhe ‘detyrën’ e vendosjes së disa trendeve të cilat ndiqen nga milion gra e vajza në mbarë botën. Harper Bazaar ka mbledhur të paktën 7 trende që janë parë tek princeshat e mbretëreshat me gjak blu, shkruan Bordo.al. 

Fustan i bardhë: Mund të jetë veshur në mënyrë formale kombinuar me këpucë me taka e me një çantë portofol, apo casuale këpucë të sheshta, por duket gratë e familjeve mbretërore e kanë patjetër një fustan të bardhë.

Fund lëkure: Mund të mendoni se lëkura është shumë rrok & roll dhe nuk mund t’i shkojë përshtat mbretërorve, por një fund lëkure në ngjyrë të errët, kombinuar me një këmishë, duket se është kthyer në trendin e ri  për Dukeshat e princeshat e familjeve mbretërore.

Këmisha-fustan: Një veshje e tillë vendos linjën mes të qenit comfort e njëkohësisht edhe zyrtar. E kemi parë tek Dukesha Meghan, Mbretëreshë Letizia dhe Dukeshë Kate, të cilat kanë preferuar të vendosin edhe një rrip në mes.

Xhaketë sportive gri: Zakonisht nëj xhaketë e tillë mbahet në takime sportive, apo në gara kuajsh, ndaj emrat e njohur të familjeve mbretërore e kanë pothuajse të gjitha një xhaketë të tillë në garderobë.

Fustan i kuq me mëngë të gjata: Cila nuk do të dukej bukur me një fustan të tillë. Nëse po kërkoni një fustan që do të mund ta vishni në një dasmë, një kokteil, evente pune; ky është i duhuri.

Veshje ‘burrash’: Po, edhe anëtaret e familjeve mbretërore mbajnë veshje ‘burrash’. Kujtojmë Lady Dianën në vitin 1986, e cila guxoi me një veshje të tillë. Trend që do të përqafohej mandej edhe nga emra të tjerë mbretërorë.

Fustan pelerinë: Kur vjen puna për eventet dhe takimet formale, një fustan pelerinë do të ishte zgjedhja e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button