Izraeli ka ndaluar shënimin e Ditës së Nënës në Kudsin Lindor

Policia izraelite ka ndaluar mbajtjen e ngjarjes, e cila në Qendrën kulturore franceze në Kudsin Lindor të pushtuar, organizohet me rastin e Ditës së Nënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e festës e cila shënohet sot në Palestinë, Asociacioni i Grave Palestineze organizoi ekspozitë artizanale në Qendrën kulturore franceze.

Megjithatë, policia izraelite rrethoi Qendrën dhe parandaloi hyrjen e pjesëmarrësve në ngjarjen e planifikuar.

Dëshmitarët thonë se policia arrestoi së paku një palestineze para Qendrës kulturore franceze.

Ndalesën policore të mbajtjes së ngjarjes në Kudsin Lindor e aprovoi ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdem, ndërsa në arsyetim thuhet se këtë e ka bërë për shkak se shënimin e ditës e financojnë autoritetet palestineze.

Autoritetet izraelite gjithnjë e më shpesh ndalojnë ngjarjet të cilat në Kudsin Lindor i organizojnë aktivistët palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button