“Eko-vetëdija” i ftoi qytetarët dhe autoritetet të fillojnë me agjërimin ekologjik!

Me rastin e shënimit të ditës së parë të pranverës dhe Ditën ndërkombëtare të pyjeve, Eko-vetëdija (Eko-svest) sot e fillon agjërimin parë ekologjik dhe i ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjiten, njofton Portalb.mk.

“Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni në agjërimin ekologjik dhe agjërimin tuaj ta publikoni në rrjetet sociale për të inkurajuar sa më shumë qytetarë të bashkëngjiten. Gjatë agjërimit të Pashkëve të gjithë dimë të lavdërohemi për kreativitetin tonë në shërbimin e ushqimit pa yndyrë në tryezë dhe me dekorimin e tij – gjatë këtyre 20 ditëve të lavdërohemi edhe se kemi vetëdije mjedisore. Ata që janë të gatshëm për eko-sfidë të vërtetë i ftojmë ta vazhdojnë eko-agjërimin deri në fund të agjërimit të Pashkëve! Eko-vetëdija (Eko-svest) do të sigurojë shpërblime simbolike për personat më të përkushtuar dhe postimet më kreative”, thuhet në kumtesë.

Në agjërimin ekologjik ftohen edhe liderët tanë politikë, përfaqësuesit e kuvendit, gjyqtarët, ministrat dhe kryetarët e komunave – që ta përdorim agjërimin ekologjik dhe të ndërmarrin aktivitete për të miratuar dhe zbatuar politika të shëndosha, me të cilat do të na mundësojnë mjedis të pastër dhe ardhmëri të sigurt.

“Viteve të fundit vendi ynë është goditur nga kushte ekstreme të motit – përmbytje, thatësira dhe shira të rrëmbyeshëm dhe shkarkime të shpeshta elektrike. Hapësira publike në qytetet tona pothuaj nuk ekziston, ndërsa cilësia e jetës në qytet është zvogëluar ndjeshëm. Vendi ynë çdo vit humb nga 3000 jetë të njerëzve për shkak të ajrit të ndotur!”, thonë më tej në kumtesë

Sipas tyre, ndryshimet sezonale dhe të kushteve klimatike ndikojnë mbi biodiversitetin në vend, i cili është nën presion plotësues nga projektet infrastrukturore. Ushqimi ynë, siç theksojnë nga “Eko-vetëdije” është i kërcënuar nga biodiversiteti i shkatërruar dhe ri-dedikimi i tokës bujqësore të klasës parë dhe tokës më pjellore të vendit për zona industriale.

“Qytetarët e vendit tonë nuk kanë më kohë për akuza të ndërsjella, as nuk kanë kohë të presin që dikush tjetër të rregullojë gjërat për ne. Për këtë arsye fillojmë me njëzet ditë agjërim ekologjik. Gjatë agjërimit ekologjik, ju do të agjëroni nga përdorimi i makinës, blerja e produkteve plastike dhe shumë paketimeve nga blerja me qese plastike. Gjatë agjërimit 20-ditor do të ecim në këmbë dhe me biçikletë, do të bëjmë pazar me torba të pëlhurës, do të mbajmë me vete shishe ose termos për ujë që mund të përdoret përsëri, do të kursejmë energji elektrike, dhe mbjellim shumë bimë nga të cilat bletët bëjnë mjaltë dhe gjelbërim në ballkonet e oborret tona, do të kursejmë ujë, do të hamë ushqim sezonal që është kultivuar në vendin tonë dhe në mënyrë kreative do të ri-përdorim mbeturinat prej plastike, qelqi dhe të tekstilit”, thuhet në kumtesën e “Eko-vetëdije”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button