Gjykata e ndaloi shitjen e librit të Andovit ku e akuzon Fërçkoskin për organizator të atentatit ndaj Gligorovit

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka miratuar vendim për masë të përkohshme, ndalim të shitjes dhe pasjes në disponim të librit të ish kryeparlamentarit Stojan Andovit “Deri në atentatin dhe pas tij”, pas padisë së Lubomir Frçkoskit, për shkelje të të drejtave të tij personale, gjegjësisht për shpifje në lidhje me atentatin ndaj presidentit Gjorge Ivnaov, njofton Portalb.mk.

Autori i libri, Andov, në një deklaratë për MKD, thotë se është i habitur dhe i dëshpëruar se si janë zhvilluar ngjarjet.

“Ky është precedent, precedent i papritur, nuk flet mirë për gjendjet dhe për atmosferën në vend. Deri më tani nuk ka ndodhur që Gjykata të ndalojë ndonjë libër”, deklaroi Andov, duke shtuar se për kualifikimet tjera në padinë e Fërçkoskit do të flet në seancë gjyqësore.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 2 e kanë konfirmuar vendimin, duke theksuar se bëhet fjalë për masë deri në mbarimin e plotfuqishëm të procedurës.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për më 27 maj.

Ndryshe, në disa pjesë të këtij libri, Andov pothujase direkt e thekson Lubomir Fërçkoskin, ministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme, si organizator të mundshëm të atentatit. Autori, për shembull, tregon për takimin e tij me presidentin Gligorov para atentatit në vilën “Biljana” në Ohër, në të cilën ish-shefi i është ankuar se Branko Cërvenkovski, Lubomir Fërçkoski dhe udhëheqës tjerë të LSDM-së, nga ai (Gligorovi) kanë kërkuar të jep dorëheqje. Kur e kanë pyetur Gligorovin se kë e konsideron si pasardhës, ai e ka përmendur emrin e Stojan Andovit, thotë autori në libër.

Fërçkoski versionin e Andov e quan si “triler”, “maniulim” dhe “urrejtje”. Megjithatë. Përshtypja është se gjërat mbesin më serioze dhe se do të ofrohet në të ardhmen e afërt të shpallen raste të tjera, meqë dyshimet janë të drejtpërdrejta dhe versioni zyrtar i ngjarjes më 3 tetor 1995 nuk do të ndodhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button