Partia ASH: Nuk do të përkrahim kandidat presidencial maqedonas në rrethin e dytë

“Nëpërmjet këtij reagimi, distancohemi nga çdo lajmë i rremë dhe shpifje që i adresohet subjektit tonë, kinse do të përkrah kandidat maqedonas në raundin e dytë”, kështu kanë deklaruar sot nga partia politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), në lidhje me informacionet se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase do të rreshtohen pas një kandidati, kundrejt partive shqiptare dhe maqedonase në pushtet, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, informacionet e tilla kanë për qëllim të shpërqendrojnë vëmendjen e publikut nga protesta “Liri për Feta Alimin”, nga suksesi i kandidatit të pavarur, Blerim Reka dhe nga kandidati i ASH-së për zgjedhje lokale në Dibër, Arben Agolli.

“Lajme tendencioze kanë për qëllim që me ç’do kusht të shpërqendrojnë opinionin nga protesta e nesërme për Feta Alimin, apo edhe nga suksesi i Blerim Rekës dhe Arben Agollit. Porositësit e lajmeve të këtilla të rrejshme përgjigjen më së miri do ta marrin më 21 prill”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Më tej, në kumtesë thuhet se: “ASH-ja asnjëherë nuk ka bërë partneritet zgjedhor me asnjë subjekt maqedonas, as që do ta bëjë një gjë të tillë në asnjë moment nëse e njëjta nuk është në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, në harmoni me platformën politike të ASH-së dhe në transparencë të plotë me shqiptarët dhe publikun e gjerë”.

LEXO: Zgjedhjet lokale – garë mes pushtetit dhe opozitës: Në Dibër kandidatë shqiptarë, në Ohër dhe Novoselë maqedonas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button