Nesër protestë “Liri për Feta Alimin”, Burimi: Babai im është viktimë e rastit të montuar politik (VIDEO)

I biri i Abdulfeta Alimit – i dënuar me 7 vjet burg për rastin “E enjtja e përgjakshme”, Burimi sot ka njoftuar për marshin protestues “Liri për Feta Alimin”, i cili  do të mbahet nesër, me fillim prej ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Si kryetar i Këshillit Iniciues, Burim Alimi tha se nesër do të shprehet pakënaqësi ndaj vendimit gjyqësor, sepse vlerëson se babai i tij është edhe një viktimë e rasteve të montuara politike.

“Unë Burim Alimi, i biri i Feta Alimit, ne si familje, bashkë me shumë shokë, miq dhe familjarë të babait tim, kemi marrë këtë iniciativë për të shprehur pakënaqësinë tonë, sepse vlerësojmë se babai im është viktimë e një rasti të montuar politik. Babai im më 27 prill ishte në krye të detyrës duke mbrojtur deputetët e Kuvendit”, tha Burim Alimi.

Ai u bëri ftesë të gjithëve, pa dallim feje, partie e etnie, që nesër të bashkëngjiten në protestë.

LEXO: Dënimi me burg prej 7 vjetësh, të premten do të mbahet protesta “Liri për Feta Alimin”

Protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit të rastit “E enjtja e përgjakshme” për sulmin e 27-prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), pasi Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënimi në lartësi prej 7 vjet burg. Nga Gjykata thanë se “në bazë të incizimeve të ngjarjes, Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentitduket qartë se është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës, të dënuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef i sigurimit i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

Nga ana tjetër, Alimi ka kontribuar për shpëtimin e jetës së deputetit dhe liderit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button