Shkup, një këmbësor ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë

Dje rreth orës 14:30 në bulevardin “Jane Sandaski”  në Shkup, vetura “Toyota Land Cruiser” me targa të Shkupit e vozitur nga I.V. (39) nga Shkupi, e ka goditur një këmbësor me iniciale C.I. (69) nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Me veturën e Ndihmës së Shpejt C.I. është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa në orën 18:30 ka ndërruar jetë. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup. Me urdhrin e prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dhënë për autopsi. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button