Zgjedhjet lokale – garë mes pushtetit dhe opozitës: Në Dibër kandidatë shqiptarë, në Ohër dhe Novoselë maqedonas

Bashkë me zgjedhjet presidenciale, më 21 prill do të mbahen edhe zgjedhje në tri komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në Dibër, Ohër dhe Novoselë. Deri tash dihet se në Dibër do të garojnë dy kandidatët shqiptarë, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Hekuran Duka nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), transmeton Portalb.mk.

Arben Agolli, ASH

Sipas informacioneve jozyrtare, Agolli do ta ketë mbështetjen e dy partive të tjera opozitare, Lëvizjes BESA dhe të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq Duka do ta ketë mbështetjen e Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

LSDM-ja  dhe VMRO-ja do të garojnë në Ohër dhe Novoselë, por emrat do të kumtohen sot, ku kandidaturat presidenciale edhe lokale do të dorëzohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Dibra, mes garës opozitë dhe pushtet

Hekuran Duka, BDI

Arben Agolli ka qenë kandidatë edhe në zgjedhjet lokale të 2017-s, ndërkaq Hekuran Duka është e para herë që kandidon, edhe pse ka udhëhequr komunën pasi ndërroi jetë kryetari, radhë e BDI-së, Ruzhdi Lata. Agolli në zgjedhjet e 2017-s arriti të mbledh 2.597 vota, por e pamjaftueshme që ta fitojë të ndjerin Latën, i cili kishte 3.419, pasi ishte i mbështetur edhe nga partia maqedonase në pushtet, LSDM-ja.

Kandidatë kishte edhe VMRO-DPMNE-ja, Dragan Kllopçevskin (685 vota) dhe Lëvizja BESA, Xhemail Çupin (1.271 vota).

Për momentin, në Këshillin e Komunës së Dibrës janë 15 vende këshilltare. Shumica përbëhet nga 5 këshilltarë të BDI-së, dy të LSDM-së dhe një të Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE).

ASH-ja i ka 3 vende këshilltarësh, ndërkaq nga 2 vende i kanë VMRO-ja dhe BESA.

Gara opozitë dhe pushteti nisi fill pas vdekjes së Latës, kur Këshillit i kaloi kompetenca për ta zgjedhur ushtruesin e detyrës së kryetarit. Gjatë kësaj, këshilltari i PAE-it kaloi në palën e ASH-së dhe BESËS, dhe për pasues të Latës e zgjodhën Eugen Camin e ASH-së. Megjithëse u menduar se fitoi opozita, kjo nuk ishte ashtu, dhe pas disa javësh, i njëjti u ndërrua. Pushteti e tërhoqi pas këshilltarin e PAE-it, e shkarkoi Camin, dhe për ushtrues detyre të kryetarit të Dibrës e zgjodhi Hekuran Dukën.

LEXO: Hekuran Duka është kryetar i përkohshëm i Komunës së Dibrës
LEXO: Emërimi i Hekuran Dukës si u.d. të kryetarit, Eugjen Cami kërkoi të inspektohet Komuna e Dibrës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button