Diplomatët e Maqedonisë së Veriut nuk duan të vlerësohen me nota për punën e tyre

Vlerësimi i fundit i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përfaqësitë diplomatik-konsullore jashtë vendit është bërë në vitin 2013, kanë konstatuar revizorët shtetëror në raportin më të ri për punën e Ministrisë, njofton Portalb.mk.

Për shkak të punës specifike të drejtorive në Ministri dhe në përfaqësitë diplomatike-konsullore, nga MPJ në vitin 2016 kanë dorëzuar kërkesë deri te Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që t’i largojnë nga sistemi për vlerësim të të punësuarve, që nuk është miratuar.

Revizorët gjithashtu thonë se mosrespektimi i obligimit të domosdoshëm për vlerësim të të punësuarve në MPJ në pajtueshmëri me Ligjin për shërbyesit administrativ dhe të diplomatëve në pajtueshmëri me Ligjin për Punë të Jashtme dhe Metodologjisë për mënyrën e vlerësimit, shpërblimit dhe ndëshkimit të ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm, pamundëson që të shihen rezultatet nga aktiviteti politik dhe ekonomik i këtyre personave.

“Në vitin 2018 kanë filluar aktivitetet për vlerësim të efekteve të shërbyesve administrativ (janë dorëzuar formularë për vlerësim), por deri në ditën e mbarimit të revizionit nuk është dorëzuar dokumentacion i verifikuar për konfirmimin e procesit të theksuar”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button