Zelanda e Re do ta ndryshojë ligjin e armëve pas sulmit terrorist

Zelanda e Re do të ndalojë të gjithë gjysmë-automatikët ushtarakë dhe pushkët sulmuese pas aktit të fundit terrorist ndaj dy xhamive, nga i cili u vranë 50 besimtarë muslimanë, njoftoi kryeministrja e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 15 mars, historia jonë u ndryshua përgjithmonë, por tani ligjet tona po ashtu. Sot po shpallim një veprim në emër të të gjithë zelandezëve për të forcuar ligjet tona të armëve dhe për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt”, tha kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi.

Ardern tha se kabineti ka rënë dakord të rishikojë ligjet e armëve të vendit gjatë një takimi të hënën.

“Tani, gjashtë ditë pas këtij sulmi, ne po shpallim një ndalesë për të gjithë gjysmë automatikat e stilit ushtarak (MSSA) dhe pushkët sulmuese në Zelandën e Re”, shtoi ajo.

Ardern nënvizoi se rregullorja e re do të ndalojë “çdo armë gjysmë-automatike të përdorur në sulmin terrorist të premten”, duke përfshirë të gjithë karikatorët me kapacitet të lartë, si dhe pajisjet shtesë që u japin armëve jo-automatike aftësinë për të qëlluar në mënyrë automatike.

Në kuadër të masave, pronarëve të armëve u është kërkuar t’i dorëzojnë armët e tyre të zjarrit në polici derisa të shpaloset një skemë e ardhshme e blerjes.

Të paktën 50 muslimanë u vranë dhe po aq u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant (28) nga Australia, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr ndaj besimtarëve të pranishëm, duke vrarë me gjakftohtësi edhe katër fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button