VMRO-DPMNE-ja i publikoi kërkesat e saja për propozim-Ligjin për Prokurori Speciale

VMRO-DPMNE-ja i shpalosi kërkesat e saja për propozim-Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin rregullohet edhe çështja e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Udhëheqësi i grupit punues të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski, sot në konferencë për shtyp ka theksuar se partia e tij kërkon që të inkorporohen dhe të pranohen tre parime gjatë miratimit të ligjit për Prokurorinë.

  • Plotësisht të zbatohen standardet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Prokurorinë dhe prokurorët.
  • Parimi i mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
  • Parimi i pavarësisë, neutralitetit, llogaridhënies dhe efikasitetit në luftën me krimin.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

  • Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
  • PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
  • Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.

Këto kërkesa të opozitares VMRO-DPMNE-së do të duhet që të diskutohen në takimin e nesërm të caktuar për në ora 15:00.

Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp ka theksuar se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së.

“Përfundimisht, për ne si Qeveri, propozim-Ligji është zgjidhja më përkatëse dhe vlerësojmë se duhet që të zbatohet pa zvarritje”, theksoi Boshnjakovski.

Në një intervistë për Agjencinë Mediale Informative (AMI), kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk mendon ta ndërrojë kryetaren e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sepse siç tha ai, ajo dhe grupi punues i saj, ishin “grimca e shpresës për kthimin e shtetit të së drejtës”.

“Absolutisht jo. Kjo është për mua çështje institucionale, për arsye se me të vërtetë Katica Janeva dhe ekipi i saj i prokurorëve, hetuesve dhe të gjithëve që punojnë ishin në një kohë shumë të vështirë grimca e shpresës për kthimin e shtetit ligjor, i cili ja filloi të kthehet në vendin tonë. Unë jam i bindur se nuk guxojmë të dërgojmë porosi të këqija deri te ata që kanë mbijetuar, kanë treguar guxim, duke besuar tek shteti, tek sistemi, tek Kushtetuta dhe ligjet, në kohë të vështirë. Duhet t’i mbështesim kapacitetet e tyre. Unë i dëgjoj edhe kritikat e opozitës dhe jo se nuk kam mirëkuptim për to, por përparësitë e institucionit të krijuar në këtë mënyrë, me këta njerëz është me të vërtetë përparësi e madhe për Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.

Lufta kundër korrupsionit, Ligji për Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe reformat në sektorin e sigurisë, janë fushat që RMV-ja duhet t’u kushtojë vëmendje javëve në vijim, sepse ato do ta përcaktojnë fatin e marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), kështu ka vlerësuar eurokomesari Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button