Mediat e huaja: Edhe pse me pak gjasa, Kosova do të jetë befasia e kualifikimeve të Euro 2020

Fushata kualifikuese për Kampionatin Europian 2020 fillon gjatë ditës së sotme, mediat e huaja kanë analizuar disa prej ekipeve dhe kanë këshilluar lexuesit e tyre që të ndjekin disa prej kombëtareve.

Një prej tyre është edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila pritet që të bëjë befasi të mëdha në kuadër të Grupit A, transmeton Telegrafi.

Kosova kampanjën për kualifikim në kampionatin evropian e fillon kundër Bullgarisë gjersa në grup është edhe Anglia, Mali i Zi dhe Republika Çeke.

Sipas whoscored, skuadra më e talentuar që mund të haset në letër është ajo e Kosovës, të cilët kanë një numër lojtarësh të mirë dhe që luajnë në klube evropiane.

Tifozët e futbollit anglez njohin emrat e Bersant Celina dhe Atdhe Nuhiu, të cilat kanë dëshmuar se kanë cilësi të mira. Arber Zeneli (Reims), Valon Berisha (Lazio) dhe Milot Rashica (Werder Bremen) janë yjet që me siguri do t’i shkaktojnë probleme për kundërshtarët e tyre.

Pavarësisht se të besuarit e trajnerit Bernard Challandes – të cilët u pranuan si anëtar i UEFA në vitin 2016 – janë favoritët për të përfunduar të fundit e grupit në Ligën e Kombeve, kanë shënuar katër fitore dhe dy barazime.

Gjithashtu vlen të theksohet se kanë pasur bilanc prej 15 golave të shënuara dhe kanë pranuar vetëm dy gjersa në fazën e “play-off” do të përballen me Maqedoninë.

Ndryshe, Kosova gjatë ditës së sotme do të luajë një ndeshje miqësore me Danimarkën në kuadër të një miqësore në stadiumin prishtinas “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button