Pakistan: Është vrarë profesori që ftoi burra dhe gra në festë

Një student në Pakistan ka vrarë një profesor duke e therur me thikë, pas supozimeve se ai ka organizuar një festë, në të cilën do të ftoheshin së bashku burrat dhe gratë, transmeton REL.

Studenti, Khateeb Hussain, është arrestuar më 20 mars, pasi është mbajtur në skenën e incidentit nga bashkëmoshatarët e tij.

Policia ka thënë se ai do të akuzohet për vrasje.

Profesori i gjuhës angleze, Khalid Hameed, nga kolegji, Sadiq Egerton, ka qenë duke përgatitur një festë lamtumirëse për studentët e tij, kur Hussain e ka sulmuar atë, ka thënë një zyrtar policor.

“Duket se i akuzuari nuk ka ndonjë lidhje me ndonjë grup religjioz, mirëpo ne jemi duke hetuar të kaluarën e tij dhe arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim”, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale, Farhan Hussain.

Një raport i policisë ka cituar të akuzuarin të ketë thënë se “përzierja gjinore është kundër parimeve të Islamit dhe unë kam paralajmëruar për të ndaluar këtë gjë”.

Hameed në anën tjetër ka vdekur nga plagët në një spital lokal.

Drejtori i kolegjit, Wali Muhammad, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se kolegji ka një numër të madh të studenteve të gjinisë femërore.

Profesori, i vrarë tashmë, ishte planifikuar që të pensionohet brenda katër muajve.

Çështjet gjinore dhe ato fetare janë tema të ndjeshme në Pakistan, pasi shumë fundamentalistë islamikë i konsiderojnë të drejtat e grave si heretike.

Më 2018, një sondazh i Reutersit ka gjetur se Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button