Komuna Gazi Babë po përgatit projekt për ndërtimin e garazhës me kate në Maxhar 2

PREMTIM: Ndërtimi i garazhit me kate në rrugën “Maxhari”; Target grupi: Banorët e “Maxhari 2” dhe “Singeliç”; Afati: 2018 – 2019 

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e garazhës me kate në rrugën “Maxhari” i kryetarit të  Gazi Babëa, Boris Georgievski është duke u realizuar. Projekti ka qenë pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017 – 2020, të titulluar si “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë” (faqe 23).

Parkimi në rrugën “Maxhari”, në lagjen “Maxhari 2”, në veçanti në fillim të rrugës, ku në një hapësirë të vogël është vendosur qendra tregtare, tregu, ambulanca, posta, shitore, paraqet problem të përditshëm për qytetarët të cilët gravitojnë në këtë pjesë të lagjes. Zgjidhja e problemit me parkimin nënkupton ndërtimin e një vendi për parkim në oborrin e ambulancës, me ndërtimin e garazhit me kate, ku tashmë është parashikuar. Në fillim të rrugës “Maxhari” janë vendosur disa objekte publike dhe në këtë pjesë të rrugës graviton një numër i konsiderueshëm i lagjes gjatë ditës, edhe atë më së shpeshti me vetura, me çka zgjerimi i kësaj rruge është jashtë funksionit, thuhet në programin e Georgievskit.

Në ueb-faqen e Komunës së gazi Babës nuk mund të gjendet informacion në lidhje me ndërtimin e garazhit me kate, ndërsa një informacion të tillë nuk ka as në internet. Për këtë shkak “Vërtetëmatësi” ju drejtua kabinetit të kryetarit të Komunës Gazi Babë prej ku theksuan se është duke u zhvilluar përpunimi i projektit për garazh me kate.

Premtimi i dhënë në programin zgjedhor për ndërtimin e garazhit me kare në rrugën “Maxhari” është në fazën e realizimit. Vitin e kaluar Komuna e Gazi Babës tërësisht ndërtoi vendin për parkim mbrapa ambulancës në Çento, si dhe rrugës shërbyese e cila çon deri te vend parkimi, me çka janë siguruar 100 vende të reja për parkim. Komuna e Gazi Babës ka filluar dhe tashmë projekti është në fazën përgatitore për ndërtimin e garazhit me kate në këtë parkim. Po ashtu, ka filluar edhe procedura për ndërtimin e parkimit të ri përballë ambulancës, mbrapa tregut në Çento në ish lokacionin të AD Karaorman. Përkrah kësaj garazhi me kate, Komuna tashmë ka përgatitur edhe projekt për ndërtimin e tre garazhave me kate në lagjen Autokomanda, na informuan prej Komunës së Gazi Babës.

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button