Challendes: Mund të luanim edhe me Gjermaninë, por zgjodhëm Danimarkën

Përfaqësuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka deklaruar se qëllimisht nuk e ka zgjedhur Gjermaninë por Danimarkën për të zhvilluar miqësore, në mënyrë që të luajnë si vendës dhe për ta testuar ekipin me një kundërshtar të fortë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media Challendes tha se për ndeshjen miqësore Danimarka ishte zgjedhja i tij.

“Dikush edhe mund të mendoj se ndoshta nuk është e udhës të luajmë me një skuadër kaq të fortë (Danimarkën), mu para ndeshjes me Bullgarinë. Por, dua të them se duhet ta shfrytëzojmë rastin. Ne ndoshta nuk do të kemi mundësinë të mbajmë topin shumë, ndoshta edhe do ta humbim ndeshjen, por gjithsesi edhe kjo do të na ndihmoj që të zhvillohemi. Do të thosha se nëse fitojmë, shkëlqyeshëm, nëse nxjerrim barazim, përsëri shkëlqyeshëm, ndërsa nëse humbim, mësojmë diçka të re”, tha Challendes.

Challendes iu përgjigj edhe trajnerit të Danimarkës, Age Hareide, i cili më herët tha se tha se ndeshja kundër Kosovës do të jetë “një stërvitje e mirë për ta”.

“Jo, nuk do të thosha se e ka menduar ashtu. Trajnerët nuk e kanë të lehtë, sepse nuk ka ndeshje të lehtë. Edhe ne e kemi pasur të vështirë të fitojmë kundër Maltësose ta marrim shembull lojën kundër Gjiblartarit në tetor apo në nëntor dhe të themi se ata janë të dobët”, tha Challendes.

Mbrojtësi i kombëtares kosovare, Amir Rrahmani, nga ana e tij, tha se nuk do ta kenë të lehtë me Danimarkën, megjithëse mbrojtja do të jetë në nivel.

“Danimarka ka ekip shumë të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato të Ligës së Kombeve. Barra nuk i bie vetëm mbrojtjes, por është test për gjithë ekipin dhe këtë test do ta kalojmë të gjithë së bashku”, tha Rrahmani.

Ndeshja miqësore Kosovë – Danimarkë do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button