Juncker: Këtë javë mund të mos ketë vendim për shtyrjen e Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se nuk duket e mundshme marrja e një vendimi për shtyrjen e Brexit-it në takimin që liderët e Bashkimit Evropian do ta mbajnë më 21-22 mars në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Radion Deutschlandfunk në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe (Brexit) nga BE-ja, Juncker tha: “Përshtypja ime është se këtë javë nuk do të ketë një vendim në Këshillin e BE-së në çështjen për shtyrjen e Brexit-it, por me shumë mundësi do të duhet të takohemi përsëri javën e ardhshme, sepse kryeministrja Theresa May nuk ka asnjë marrëveshje as në kabinetin e saj dhe as parlamentin britanik”.

I pyetur se çfarë do t‘i nevojitet kryeministres britanike May për të siguruar shtyrjen e Brexit-it, Juncker u përgjigj: “Duhet të sjellë miratimin e marrëveshjes së negociuar dhe ide të qarta për çështjen e kohës së (Brexit)”.

Pasi potencoi se Britania nuk mund të arrijë një vendim përsa kohë, Juncker tha se ata nuk do të negociojnë përsëri për Brexit-in dhe se nuk do të ketë siguri për garancitë shtesë të dhëna më parë.

Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel më 21-22 mars. Pritet që liderët të diskutojnë alternativën e shtyrjes së Brexit-it në rast se Britania e kërkon.

Planifikohet që Britania të ndahet nga BE-ja më 29 mars, procesin e së cilës ajo e nisi zyrtarisht 2 vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button