fbpx

SNHR: Në sulmet e forcave të koalicionit në Siri janë vrarë 3.035 civilë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga shtatori 2014 kanë vrarë 3.035 civilë, duke përfshirë 924 fëmijë dhe 656 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi një raport në lidhje me viktimat civile të shkaktuara nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila me arsyetimin e luftës kundër organizatës terroriste DEASH u përfshi në luftën e brendshme të Sirisë në shtator të vitit 2014.

“Në sulmet e kryera nga koalicioni në Rakka dhe Dejrizor që nga shtatori i vitit 2014 e deri më tani, jetën e kanë humbur 3.035 civilë, duke përfshirë 924 fëmijë dhe 656 gra”, thuhet në raportin e SNHR.

Po ashtu në raportin ku bëhet e ditur se 32 për qind të viktimave civile janë shaktuar gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama thuhet se “sulmet gjatë periudhës së presidentit Donald Trump janë bërë ” kaotike dhe të rastësishme”.

Në raport thuhet se gjatë periudhës së Obamas në sulme kanë humbur jetën gjithsej 976 civilë, nga të cilët 194 fëmijë dhe 294 gra, ndërsa në periudhën e Trumpit kanë humbur jetën 2.059 civilë nga të cilët 730 fëmijë dhe 362 gra.

– Janë zhvendosur 560 mijë civilë

Ndër të tjera në raport theksohet se gjatë periudhës së Trumpit për herë të parë janë kryer 5 sulme me bomba fosfor, e cila është e ndaluar të përdoret si armë.

Në Rakka dhe Dejrizor janë kryer sulme ndaj 182 qendrave jetësore si “shkolla, xhamia, qendra shëndetësore, kampe”.

Në sulmet ndaj qendrave në fjalë janë vendosur në objektiv 25 shkolla dhe 15 qendra shëndetësore dhe si pasojë kanë shkaktuar që 560 mijë civilë të barktisin shtëpitë e tyre.

YPG/PKK-ja e mbështetur nga SHBA-ja, ditën e djeshme njoftoi se ka marrë nën kontroll edhe zonën e fundit që ndodhej nën kontrollin e një pakice të vogël të DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button