BFI: Qeveria nuk na ftoi në takimin me kryetarin e Ohrit dhe “Sovestin”, ja fotot e Xhamisë me minare

Bashkësia Fetare Islame nuk ka pasur ftesë nga Qeveria për të marrë pjesë në takimin që ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Ohrit, por edhe shoqata “Sovest”, në të cilin është diskutuar në lidhje me ndërtimin e minares së Xhamisë së Ohrit – Ali Pasha, njofton Portalb.mk.

“Nuk jemi ftuar, po të na kishin ftuar me siguri do të merrnim pjesë”, thonë për Portalb.mk, nga BFI, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë në lidhje me këtë çështje.

Portalb.mk ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili tha se nuk është i informuar se pse nuk kanë qenë në takim përfaqësuesit e BFI-së dhe se do deklarohet plotësisht për të njëjtën.

BFI, ekskluzivisht për Portalb.mk, ka dërguar disa fotografi të pamjes së Xhamisë së Ohrit derisa ka pasur minare, gjegjësisht deri në vitin 1972.

Fotografi të Xhamisë "Ali pasha" në Ohër derisa ka pasur minare, gjegjësisht deri në vitin 1972
Fotografi të Xhamisë “Ali pasha” në Ohër derisa ka pasur minare, gjegjësisht deri në vitin 1972

Ndryshe, pas takimit të sotëm me kryeministrit, kryetarit të Ohrit dhe përfaqësuesve të shoqatës “Sovest”, nëpërmjet një kumtese, Qeveria ka njoftuar se kryeministri Zaev ka theksuar se institucionet do të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë së Veriut dhe nëpërmjet dialogut me të gjitha palët e përfshira dhe duke e pasur parasysh se kjo çështje është mjaft sensitive, do të gjendet zgjidhje në interes të qytetarëve të Ohrit dhe të shtetit e cila mbetet e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore që e posedon qyteti i Ohrit.

Megjithatë nga shoqata “Sovest”, zbulojnë se kryeministri Zaev u ka premtuar se do të ndalohet ndërtimi i minares.

“Kryeministri na siguroi se do të bëjmë gjithçka që ne kërkuam. Ai na tha se nëse duhet, Xhamia e Ali Pashës do të ruhet me asistim të policisë, me qëllim që të ndërpriten aktivitetet ndërtimore rreth saj”, tha Tome Xhamtoski nga “Sovest”.

Ai gjithashtu theksoi se kryeministri u ka premtuar që do të ndalohet hyrja në Xhaminë e Ali Pashës dhe do të vendoset moratorium për ndërtim.

Xhamia e “Ali Pashës” është ndërtuar në vitin 1573 nga Sulejman Pasha. Në këtë kohë ajo gjithashtu shërbeu si një shkollë e mesme fetare. Më vonë në vitin 1823 xhamia është rinovuar nga veziri Ali Pasha, prandaj edhe e ka marrë emrin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button