BE e ka gjobitur Google me 1.5 miliardë euro për AdSense

Bashkimi Evropian (BE) i ka shqiptuar korporatës amerikane Google një gjobë me 1.49 miliardë euro për abuzim të tregut duke keqpërdorur pozitën e monopolit në lidhje me aplikacionin e marketingut AdSense, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian (KE) miratoi një vendim për shqiptimin e një gjobe në vlerë prej 1.490.000.000 euro, ndërkohë që në deklaratën e KE-së thuhet se është konstatuar se Google në kontratat e saj me faqet e treta të internetit, ka vendosur kufizime të caktuara me të cilat mbron veten nga presionet e konkurrencës. Me këto kufizime, konkurrentët pengohen të vendosin reklama në ato faqe.

Në qershor të vitit 2017, BE-ja i shqiptoi kompanisë Google një gjobë në vlerë prej 2.42 miliardë euro, me ç‘rast i dha kompanisë një afat prej tre muajsh të ndryshojë funksionimin e diskutueshëm i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e monopolit për kërkimet në internet.

Më pas, në gusht të vitit 2018, BE-ja i shqiptoi kompanisë Google një gjobë rekorde prej 4.3 miliardë euro për shkelje të rregullave të tregut përmes sistemit operativ për pajisjet mobile, atë Android.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button