Aksidenti në Llaskarcë, ndërroi jetë edhe një vajzë 19-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë për Portalb.mk ka konfirmuar se, 19-vjeçarja e cila që nga dita e aksidentit në Llaskarcë ka qenë në gjende kritike, sot ka ndërruar jetë.

“Po, sot ka ndërruar jetë. Edhe përskaj përpjekjeve të mjekëve, ajo sot ndërroi jetë”, deklaruan nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

LEXO: Një muaj nga aksidenti në Llaskarcë, Ministria e Shëndetësisë e tregoi bilancin e të lënduarve

Përndryshe, kjo është viktima e 16-të e aksidentit që ndodhi më 13 shkurt të 2019-s në fshatin Llaskarcë pasi që u rrokullis autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”.

Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Gjashtë persona akuzohen për veprën penale “Vepra të rëna kundër sigurisë dhe personave në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur procedurë hetimore për shkak të natyrës së veprës.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button