Prokuroria: Paraburgim për një person që me maskë ka tentuar ta vjedhë një bastore, një tjetër ka ikur

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personit, i cili më 18.01.2019 në një bastore sportive ka kryer vepër penale “Vjedhje” nga neni 237, paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

I akuzuari veprën e ka kryer bashkë me një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konstatuar.

“I akuzuari me një person tjetër, në datën kritike, duke përdorur kërcënim paraprak se do ta sulmojnë një të punësuar, është përpjekur që të marrin para të cilat kanë qenë në pronësi të bastores. Pastaj, personi i panjohur, ka qëndruar përpara derës që të bëjë kujdestari, derisa i akuzuari ka vendosur doreza në duar, janë maskuar me bluzë në kokë, kanë nxjerrë pistoletë dhe kanë hyrë në objekt. Ai është afruar deri te sporteli që ka punuar i dëmtuari dhe i është kërcënuar me jetë, duke i kërkuar që t’ia japë paratë. I punësuari është gjunjëzuar dhe e ka mbyllur derën, me çka ka parandaluar që i akuzuari të hyjë në pjesën e brendshme që t’i marrë paratë. Tanimë, personi i akuzuar, ka tentuar që ta thyejë derën e drurit dhe xhamin mbrojtës të sportelit duke goditur me shqelm dhe krehrin e pistoletës. Pasi që nuk kanë arritur ta kryejnë vjedhjen, të dy janë arratisur”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga Prokuroria thonë se njëri është privuar nga liria dhe menjëherë i është shqiptuar masë paraburgimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button