Brexiti pa marrëveshje do t’i kushtojë Spanjës mbi 9,5 miliardë euro

Banka Qendrore e Spanjës ka njoftuar se ky vend do të pësojë dëm serioz financiar në rast të Brexit-it pa marrëveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Bankës Qendrore të Spanjës thekson se në rast të Brexit-it pa marrëveshje, Spanja në 5 vitet e ardhshme do të pësojë humbje prej mbi 9,5 miliardë euro.

Më tej thuhet se cila do mënyrë e Brexit-it do t’i shkaktojë dëme financiare Spanjës.

Raporti potencon se në rast të Brexit-it pa marrëveshje rritja ekonomike e Spanjës në 5 vitet e ardhshme do të bie në 0,82 për qind.

Ekspertët e Bankës Qendrore të Spanjës kanë vlerësuar se në rast të Brexit-it pa marrëveshje, Spanja në 5 vitet e ardhshme do të ketë rënie të eksportit me 2,6 për qind dhe rënie të importit me 1,78 për qind.

Parlamenti britanik më 14 mars miratoi propozimin e kryeministres Theresa May për rivotimin e marrëveshjes së Brexit-it, prolongimin e Brexit-it deri më 30 qershor.

Sipas këtij vendimi Britania e Madhe nuk do të largohet nga Bashkimi Evropian siç ishte planifikuar më 29 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button