Konsullata në Venedik dhe ambasada në Romë me llogari të bllokuara, pagesat i bëjnë përmes llogarive private

Konsullata e përgjithshme e vendit në Venedik dhe ambasada në Romë nuk mund të hapin llogari për operacionet e rregullta për shkak të procesit gjyqësor me një person, i cili më herët ka qenë i angazhuar me kontratë në konsullatë, ka zbuluar Enti shtetëror për Auditim në raportin për punën e Ministrisë për Punë të Jashtme. Aktualisht ata i menaxhojnë pagesat përmes llogarisë në emër personal të konsullit në Venedik, gjegjësisht nëpërmjet ambasadës në Vatikan, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të një padie, të parashtruar në vitin 2004, është marrë vendim gjyqësor me të cilin MPJ detyrohet të paguajë kërkesë për shkak të një kontesti për punë në vlerë prej 98.533 euro. Për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve, është aktivizuar urdhëresa për përmbarim të llogarive të Konsullatës së përgjithshme në Venedik dhe ambasadës në Romë.

“Deri në ditën e realizimit të auditimit kërkesat e paditësit, së bashku me kamatën e përllogaritur dhe shpenzimet për atë çështje gjyqësore, nga Ministria janë gjithsej 246.316 euro. Theksojmë se kontesti gjyqësor është ende duke u zhvilluar. Gjegjësisht, për shkak se në Itali njohja dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore ka të bëjë vetëm për vendet anëtare të BE, përndryshe mund të bëhet vetëm me marrëveshje dypalëshe, që nuk është nënshkruar ndërmjet vendit tonë dhe Italisë, paditësja në Gjykatën Themelore Shkup ka paraqitur propozim për njohje të vendimit të huaj gjyqësor , i cili është refuzua si i pabazuar, e që pastaj është ankimuar në Gjykatën e Apelit që gjithashtu e ka refuzuar ankesën si të pabazuar” thuhet në raport.

Për kontestet në fjalë është kërkuar mendim për veprim të mëtejshëm dhe janë përfshirë edhe Ministria e drejtësisë edhe Avokati Shtetëror, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të mbyllur çështjen gjyqësore.

Auditorët theksojnë se vendi jonë posedon një apartament në Romë, pronë e trashëguar nga ish-Jugosllavia, i cili nuk është i regjistruar në kadastrën e Italisë si pronë e vendit tonë.

“Arsyeja për mos regjistrimin është kontesti i përmendur gjyqësor, për shkak se me vetë regjistrimin e të drejtës pronësore vjen deri te mundësia për përmbarim të detyrueshëm të vendimit gjyqësor mbi pronën e paluajtshme, pronësi e vendit tonë”, thuhet në raport.

ESHA vlerëson se është shumë me rëndësie që vendi ta zgjidhë këtë kontest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button