Antikorrupsioni hapi lëndë për Matkën dhe punësimet në ASHMAA

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur dy lëndë të reja për të cilat do të veprojë sipas mënyrës “me të dëgjuar” – rastin e Matkës dhe korrupsionit në politikë, e cila ka të bëjë me punësimin e dy juristëve në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) gjatë kohës së procesit zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska në seancën e sotme ka theksuar se për dy lëndët e hapura do të kërkojnë informata, gjegjësisht dokumente nga Komuna Saraj dhe nga ASHMAA. Në rastin e Matkës, kanë vendosur të veprojnë, pasi që siç tha ajo, institucionet janë shpallur si jokompetentë.

Ivanovska paralajmëroi se është e mundshme që të hapin hetim edhe për plazhet në Strugë.

Ndryshe, në vendin rekreativ në Komunën e Sarajit, në Matkë, ka filluar ndërtimi i një platforme e cila nuk është e legalizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button