Gara mes kandidatëve për president, Siljanovskës dhe Pendarovskit në rrjetet sociale

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova dhe kundërshtari i saj nga LSDM, Stevo Pendarovski aktivisht janë duke realizuar fushatë në rrjetet sociale. Për momentin, ata kryesisht janë duke i shpaluar planet e tyre për vendin, ku Siljanovska-Davkova është më aktive në “sulmet” ndaj Pendarovskit.

Fushata për zgjedhjet presidenciale nuk ka filluar zyrtarisht, por kandidatët po i përdorin të gjitha mundësitë për t’i joshur votuesit. Mbi të gjitha në rrjetet sociale, ku mund të vërehet se po zhvillohet një betejë personale midis tyre. Kandidatja e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova është më e fokusuar në politikën e brendshme. Nga ekologjia, ndotja, tek identiteti, sistemi ligjor e deri te standardi i jetesës. Ndërsa kandidati i LSDM-së dhe BDI-së Stevo Pendarovski është më i angazhuar në politikën e jashtme dhe perspektivat që hapen prej saj, si dhe sigurimit të drejtësisë për të gjithë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Siljanovska ka hapur llogari në Twitter, ndërsa Pendarovski në Instagram. E përbashkët për të dy është se angazhohen për kushte më të mira për studentët dhe të rinjtë, si dhe se do të jenë president i të gjithë qytetarëve.

“Premtoj që si presidente do të përpiqem të nxjerr në pah të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe se gjithmonë do të jem në anën e popullit”, ka theksuar Siljanovska.

“Maqedonia ka nevojë për një president të vërtetë, i cili do të punojë ekskluzivisht në interes të të gjithë qytetarëve, jam gati të udhëheq përpara. Koncepti im është për të shkuar përpara, ndërsa ai i Siljanovskës për t’u kthyer mbrapa” ka porositur Pendarovski.

Që të dy këmbëngulin se janë kandidatë mbi-partiakë. Siljanovska – Davkova nuk e humb mundësinë për të përmendur “zaevizmin” dhe politikat e këqija të qeverisë aktuale. Ndërkohë kundër-kandidati i saj Pendarovski e përdor “gruevizmin” për të adresuar politikat e këqija të qeverisë së mëparshme.

Profesoresha e së drejtës kushtetuese për momentin përdor më shumë mundësi për të sulmuar Pendarovskin, ashtu që në Twitter ka edhe një hashtag “(Më fal Stevo (#IzvniStevo).

“Stevo, më fal që u iku Gruevski dhe askush nga qeveria e Republikës së Maqedonisë (pa atë me V) nuk e morri as përgjegjësinë më të vogël për arratisjen”.

“Stevo, më fal që nuk e shitët mercedesin e Grujos dhe që qytetarët po voziten me autoambulanca të vjetra e të dëmtuara. Më e rëndësishme është që Zaevizmi po vozitet. Vozisim përpara! ”

“Stevo, më fal që i amnistuat rojet e terroristëve”, shkruan ajo.

Ndërsa Pendarovski, ka kundërshtuar vetëm një herë. Pikërisht për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

“Me njerëz si Siljanovska, të cilët nuk e dënojnë dhunën, Maqedonia nuk mund të shkojë përpara” ka shkruar ai në Twitter.

Në mënyrë joformale, Siljanovska e ka ftuar Pendarovskin në një duel televiziv, të cilin ai e pranoi pas disa ditësh.

“Rok muzikë, shoqëri e mirë dhe një ide për të hapur Twitter … dhe ja ku jam duke e pritur Stevon të duel … kudo … në çdo kohë!” ka shkruar Siljanovska në Fejsbuk.

“Sigurisht që do të ketë duel, ka kaluar koha e Gruevskit, i cili 11 vjet i refuzonte duelet”, – u përgjigj Pendarovski.

Por, sipas fjalëve të tij, dueli televiziv mund të pritet pas fillimit zyrtar të fushatës më 1 prill. VMRO-DPMNE dhe LSDM, përmes njoftimeve, rregullisht i sulmojnë kundër-kandidatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button