Në Mal të Zi u miratua Deklarata për bashkëpunim parlamentar të shteteve Adriatik-Joniane

Në Konferencën e 16-të të kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatik-Joniane që u mbajt në Budvë të Malit të Zi prej më 18-19 mars 2019, kryetarët – pjesëmarrës në konferencë miratuan deklaratë të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

Me Deklaratën e nënshkruar u theksua:

– rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar në rajon për realizimin e projekteve për përkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE);

sektori i turizmit bëhet faktor gjithnjë më i rëndësishëm i përparimit ekonomik të rajonit Adriatik-Jonian me ç’rast inkurajohen vendet anëtare të nismës ta përmirësojnë dimensionin rajonal të bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave më të mira në këtë fushë;

përkrahet mbështetja politike e aktiviteteve që realizohen në nivelin shtetëror, tejkufitar dhe rajonal në këtë drejtim;

inkurajohet promovimi i produkteve të përbashkëta turistike me qëllim të pozicionimit të rajonit Adriatik-Jonian si një nga destinimet turistike kryesore në Evropë në favor të se cilës potencohet rëndësia e përparimit të infrastrukturës e cila ka rol esencial në përmirësimin e qasjes dhe ndërlidhjes së rajonit.

Me aktin e nënshkrimit të Deklaratës, ka kryesuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ndërkaq i pranishëm në të ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi.

Miratimi i Deklaratës së përbashkët në Mal të Zi, 2019
Miratimi i Deklaratës së përbashkët në Mal të Zi, 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button