Sot u bënë 10 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO (VIDEO)

Shqipëria udhëheq me dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s.

Aktualisht Shqipëria ka trupa në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, detin Egje, Letoni, Afganistan.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një video me rastin e 10 vjetorit të anëtarësisë së Shqipërisë në NATO.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. 10 vjet NATO. Ne jemi NATO”, shkruan Ambasada Amerikane.

Në vitin 1992 Shqipëria e shpalli publikisht dëshirën e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s, dëshirë e cila më vitin 2009-të, u pasua me anëtarësimin e saj në NATO, në zgjerimin e saj të gjashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button