KSHZ: Në zgjedhjet presidenciale do të votojnë 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi diplomatike-konsullore

Në zgjedhjet presidenciale jashtë vendit do të munden të votojnë gjithsej 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi diplomatike-konsullore dhe zyrat konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, njofton Portalb.mk.

Shtetasit e Maqedonisë mund të votojnë në: Abu Dabi, Beograd, Berlin, Bern, Bon, Bruksel, Budapest, Bukuresht, Uashington, Venedik, Vjenë, Detroit, Zagreb, Stamboll, Kambera, Kopenhagë, Londër, Lubjanë, Melburn, Munih, Nju Jork, Oslo, Otava, Paris, Pragë, Prishtinë, Romë, Sarajevë, Stokholm, Toronto, Hagë dhe Çikago.

KSHZ, në seancën e saj të 25-të, pas mbarimit të afatit për dorëzim të paraqitjeve për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, më 14 mars ka konstatuar se në 15 përfaqësi diplomatike konsullore janë paraqitur më pak se 10 qytetarë edhe atë në: Ankara, Astana, Athinë, Varshavë, Doha, Kajro, Kiev, Madrid, Moskë, Nju Delhi, Pekin, Podgoricë, Selanik, Sofje dhe Tiranë.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë kryer kontroll në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka zgjatur deri më 14 mars dhe është 53.972 qytetarë.

KSZH në seancën e fundit e miratoi edhe Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e miratimit, pranimit dhe konfirmimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme komunale të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër. Udhëzimin për punë të Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, Vendimin për konstatimin e vlerës maksimale të mjeteve të nevojshme për marrjen me qira të hapësirave në pronësi private për zbatimin e votimit dhe Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendeve zgjedhore.

Në këtë seancë është konstatuar se është miratuar edhe kërkesa e OSBE/ODIHR-së për t’i vëzhguar zgjedhjet.

Ndryshe, KSHZ-ja nesër duhet që t’i konfirmojë kandidatët për president. Deri më tani, zyrtarisht kandidaturën e ka dorëzuar Blerim Reka, ndërkaq pritet që deri në mbarimin e afatit t’i dorëzojnë kandidaturat edhe Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill.

Personat e sëmurë dhe me nevoja të veçanta do të votojnë më 20 prill

Megjithëse rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, procesi votues për personat e sëmurë dhe me nevoja të veçanta do të jetë më 20 prill.

Më 20 prill do të votojnë edhe anëtarët e KSHZ-së.

Rrethi i dytë zgjedhor më 5 maj

Rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet nëse më 21 prill, asnjë nga kandidatët nuk do të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Fushata për rrethin e dytë do të mbarojë më 3 maj. Fitues i zgjedhjeve është njëri nga dy kandidatët i cili ka siguruara më së shumti vota, por me kusht që të arrihet censusi, votimi i më shumë se 40 për qind i qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Nëse edhe në rrethin e dytë nuk zgjidhet presidenti, përsëritet tërë procesi zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button