Dënimi me burg prej 7 vjetësh, të premten do të mbahet protesta “Liri për Feta Alimin”

Të premten, me fillim prej ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” do të fillojë marshi protestues “Liri për Feta Alimin”, i cili më pas do të vazhdojë drejt Gjykatës së Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, ju ftojmë të na bashkëngjitni në protestën gjithë popullore që do të mbahet ditën e premte në ora 14:00 në Shkup. Vendtakimi do të jetë te Sheshi Skënderbeu dhe do të marshojmë deri te Gjykata. Ta ngritmi zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike, të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga gjykatat politike, siç ishte rasti i fundit me vëllain tonë Abdulfeta Alimi”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të Iniciativës “Pa drejtësi s’ka qetësi”.

LEXO: Dënimi me 7 vjet burg për Abdulfeta Alimin, reaguan vëllai i tij dhe Aleanca për Shqiptarët

Protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit të rastit “E enjtja e përgjakshme” për sulmin e 27-prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), pasi Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënimi në lartësi prej 7 vjet burg, ku siç sqaruan nga Gjykata, për shkak se Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentit, “në bazë të incizimeve të ngjarjes, duket qartë se ai është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, por sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës ku ka qenë ai, të dënuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef të sigurimit të ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

Nga ana tjetër, Alimi ka kontribuar për shpëtimin e jetës së deputetit dhe liderit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button