SHBA-ja kërkon nga Britania të zbatojë referendumin për Brexit-in

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton akuzoi institucionet politike të Britanisë së Madhe për dështim në zbatimin e rezultateve të referendumit të vitit 2016 për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e Brexit-it e negociuar nga qeveria e kryeministres Theresa May dhe zyrtarët evropianë është hedhur poshtë dy herë nga ligjvënësit britanikë dhe tashmë qeveria po shqyrton mundësinë që të kërkojë nga BE-ja shtyrjen e datës së Brexit-it që është paraparë më 29 mars, transmeton REL.

“Njerëzit në Britani kanë votuar. Kur do të jap efekte ndaj kësaj vote klasa politike?”, tha Bolton për Sky News.

“Presidenti (Donald Trump) ka qenë i qartë. Ai dëshiron një zgjidhje të kësaj çështje që lejon Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të arrijnë sërish një marrëveshje tregtare. Ai sheh mundësi të mëdha nëse statusi i Britanisë zgjidhet” tha këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Ndërkohë sa i përket zhvillimeve brenda Britanisë, të martën Kryesuesi i parlamentit britanik hodhi poshtë mundësinë që të hidhet në votim para ligjëvënësve një marrëveshje e njëjtë e Brexit-it.

Kreu i parlamentit, John Bercow, tha se marrëveshja e cila është hedhur poshtë dy herë nga deputetët nuk mund të vihet prap në votim nëse nuk pëson ndryshime thelbësore.

Qeveria britanike po shqyrton përgjigjet e mundshme ndaj këtij vendimi.

Ministri britanik i Brexit-it, Stephen Barclay, tha se qeveria do ta “shqyrtojë vendimin në detaje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button