Bukuria perfekte: sekretet që mbërrijnë nga Lindja e Largët për një lëkurë porcelani

Kush nuk e ka admiruar lëkuren e lëmuar, thuajse pa moshë të grave kineze?  Nuk është vetëm cështje geni, ka dhe disa sekrete që i ndihmojnë të duken aq mirë. Në Kinë, ritualet e bukurisë janë shumë të rëndësishme, dhe produktet natyrale këtu, gjejnë përdorim të gjerë, shkruan Bordo.al. 

Kështu kinezet përdorin gjethe menteje për një lëkurë me shkëlqim, prej tyre bëjnë një lloj paste dhe e aplikojnë në fytyrë për tonifikimin e lëkurës e për ti dhënë atë bukurinë e porcelanit.

Caj jeshil për më pak rrudha: ato pinë shumë lloje cajrash, por ai jeshil është I famshëm për vetitë antioksiduese dhe fektet që ka mbi shenjat e plakjes dhe rrudhat.

Për tonifikimin e lëkurës përdorin gjithashtu edhe ujë orizi: e shpëlajnë orizin mirë dhe e përziejnë mirë derisa ujë të marrë një ngjyrë si në të bardhë. E ruajnë në frigorifer dhe e aplikojnë më vonë më pambuk. Uji mund të ruhet 3-4 ditë, pastaj duhet zëvendësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button