U formua grupi që do të vendos kriteret e “Mejhanes”

Në ambientet e Ministrisë së ekonomisë sot filloi me punë Grupi punues për përcaktimin e kritereve dhe kushteve, që do të jenë të domosdoshme për hapjen e Restoranit nacional-Mejhane.  Në mbledhjen e parë konsultative, nga pronarë të restoraneve tradicionale dhe kuzhinierë me përvojë  u diskutua për projektin më të ri Rastorani nacional, që parashihet me Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelierike, dhe që pas miratimit në Qeveri së shpejti hyn në procedurë parlamentare.
 
Duke pasur parasysh se kriteret dhe kushtet e punës përcaktohen përmes Rregullores së posaçme nën ingerencë të ministrit të ekonomisë z.Valon Saraçini, me iniciativë të tij u themelua grupi punues me qëllim që Rregullorja e re të jetë sa më e përshtatshme për këtë degë hotelierike.

Përfaqësues të sektorit hotelierik përshëndetën projektin për krijimin e këtij brendi dhe mundësinë që në Maqedoni, përmes Restoraneve nacionale të promovohet kultura, melosi dhe ushqimet tradicionale shqiptare. Interesim i  posaçëm u shfaq për kriteret që 70 për qind e ushqimeve të jenë tradicionale vendase dhe sidomos për veshjen dhe pamjen e personelit, të cilat do të kenë elemente kombëtare në tërësi dhe rajonale në veçanti.  Kushti që në këto restorane të ketë muzikë qytetare, u vlerësua si element shumë i rëndësishëm për rritjen numrit të turistëve të huaj dhe mysafirëve vendas./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button