Qeveria ka pranuar tekstin e marrëveshjes rajonale për roaming më të lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin për bisedimet e kryera dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjesh për uljen e çmimeve për shërbimet e roamingut për komunikimet mobile në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Portalb.mk. 

Siç njoftojnë nga pess shërbimi i Qeverisë, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski është autorizuar që ta nënshkruaj marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë që në fund të muajit janar në Bruksel u mbajt raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (WB6), me çka tarifat e bisedave në celular (roaming) mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6- Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës) pritet të reduktohen në korrik 2019 dhe të bëhen zero deri në vitin 2021. Por, që të arrihet kjo duhet që vendet të nënshkruajnë sa më shpejtë marrëveshjen rajonale të roaming.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button