Ndeshja Shqipëri-Turqi do të drejtohet nga gjyqtari Tobias Stieler

Ndeshja për kualifikimet në Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”, që do të luhet mes Shqipërisë dhe Turqisë të premten (22 mars), do të drejtohet nga gjyqtari Tobias Stieler i Federatës Gjermane të Futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Turqisë thuhet se ndeshja Shqipëri-Turqi që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të drejtohet nga gjyqtari Tobias Stieler dhe ndihmësit e tij Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.

Ndërkohë që gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Christian Dingert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button