As lajm, as koment por titull sensacional me fotografi manipuluese


Burimi: KriThink

Garat partiake shpesh herë shndërrohen edhe në luftë për rritjen e “klikimeve” (vizitueshmërinë) nga mediat elektronike (portalet), duke përdorur tituj sensacional, të shoqëruara me fotografi manipuluese, dhe shpesh herë edhe të trilluara, pa asnjë fakt dhe burim. I tillë është lajmi që recensojmë.

Lajmi i plote

Linku deri te artikulli: Dy vëllezër, njëri me BDI-në, tjetri me Aleancën! I dhanë dajak njëri-tjetrit! 

Data e publikimit: 07.03.2019

Dara e recensionit: 19.03.2019

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull sensacional

Ky është titulli tipik për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, sepse njeriu si natyrë është kureshtare të reagojë më shpejtë ndaj gjërave të këqija, lajmeve të “kronikës së zezë”. Titulli përmban emrat e dy partive politike, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH), parti të cilat te publiku shqiptar kanë vëmendje më të madhe, sepse janë më aktive.

Fotografi manipuluese

Lajmin e ka shoqëruar edhe fotografi manipuluese, pasi që në të janë liderët e partive, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, të cilët shpesh herë në publik edhe janë ofenduar me njëri – tjetrin. Prania e Ahmetit dhe Selës në lajm, krijon përshtypjen te ndjekësi i mediat, se zënka mes dy vëllezërve pas lidhje me të njëjtët.

Lajme që nuk janë lajme

Shkrimi është kategorizuar në “Maqedoni Lajme”, por nuk është lajm. Aty ka një emër autori që domethënë se është koment personal, madje dhe formën e ka si një prozë.
“Lajmi” në fjalë është në kundërshtim me dy parimet e Kodit Etik të Gazetarëve.

Parimi i parë: “Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur”.

Parimi i dhjetë: “Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë ose përpunojë informata, që cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze qoftë (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)”.

Koncepti i përdorur i manipulimit: “Thirrja në emocione”- Në tekst përdoret argumentimi që nuk mbështetet në faktet objektive por në bindje, ndonjëherë personale të autorit, ndonjëherë dhe të masave të caktuara. Gjuha që përdoret është simbolike, e fuqishme dhe ka për qëllim të godasë emocionet e lexuesit me qëllim që ai të besojë në atë që shkruhet dhe të bindet. Thuajse gjithnjë, tekstet e tilla kanë edhe fotografi “tronditëse” apo fotografi që të ngjallin emocionet themelore njerëzore: mllef, gëzim, hidhërim, simpati, e tjerë. Duke pasur parasysh fuqinë e bindjes që kanë emocionet, autori me qëllim i aktivizon ato në tekst, me mjeshtëri duke fshehur se nuk ka fakte për të argumentuar logjikshëm dhe racionalisht.

Gazetari nuk duhet ta nis lajmin me komentim

Pjesa e parë e lajmit është “koka e lajmit” e cila domosdoshmërish duhet të japë përgjigjet në pyetjet: Kush? Ku? Si? Pse? Çfarë? Shkrimi është qëndrim i një personi, i cili nuk ka synim të informojë, por të gjykojë në lidhje dukuri të caktuar.

“Nuk e keni idenë se deri ku shkon marrëzia e një shtrese të shqiptarëve në botë! Një ngjarje  sa komike, po aq shqetësuese ka ndodhur në Maqedoninë Shqiptare, pa dashur me dhënë informacione plotësuese për arsye sigurie  me pak fjalë do ta prezantojmë ngjarjen. Arsyeja, arsyeja shumë e turpshme, shumë banale, shumë tragjikomike!”, thuhet në lajmin e recensuar.

Pavarësisht situatës, artikulli informues duhet jetë neutral dhe gazetari nuk duhet të shpreh qëndrimet e tija ndaj dukurisë së caktuar.

Ky është në kundërshtim me parimin e 13-të të Kodit Etik të Gazetarëve: “Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.

Për lexuesit: Mos lejoni manipulimin nga “dikush”
Media që e ka marrë shkrimin nga “dikush”, nuk është dashur atë ta vendos në “Maqedoni Lajme” dhe ta shoqërojë të njëjtin me fotografitë e liderëve të partisë. Të tilla shkrime nuk duhet të përdoren për shpërndarje, dhe as për informim të të tjerëve nga ju, por e kundërta duhet të jetë një shembull se si nuk duhet të informoheni ju.
Mediat kanë për obligim të verifikojnë çdo informacion që vendosin ta publikojnë, e sidomos kur ato janë të “kronikës së zezë”, t’i denoncojë ose verifikojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button