Shkup, disa shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pranuar në Gjykatë se kanë luftuar për ISIS-in

Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për marrje pjesë në luftë të huaj ose formacione parapolicore, ndërkaq një person i akuzuar për veprën penale “Organizatë terroriste”, sot në diskutimin kryesor të seancës gjyqësore që është mbajtur në Gjykatën Themelore e kanë pranuar fajin për veprat që i ngarkohen, kumtoi Gjykata, njofton Portalb.mk.

Në gusht vitin e kaluar, në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike të Sirisë, të akuzuarit janë dërguar me avion në Aeroportin e Shkupit pas së cilës janë privuar nga liria. Pas zbatimit të hetimit, në dhjetor, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, deir te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar akuzë kundër shtatë personave.

“Të akuzuarit me qëllim që të marrin pjesë në formacionet paraushtarake e kanë lëshuar territorin e Maqedonisë dhe kanë shkuar në trajnim në Siri ku kanë marrë pjesë si luftëtarë të ISIS-it në Siri dhe Irak. I akuzuari i cili ngarkohet për dy vepra penale – Pjesëmarrje në luftë të huaj dhe formacionet paraushtarake dhe parapolicore dhe Organizatë terroriste, ka qenë pjesëtar i organizatës ISIS”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Përveç pjesëmarrjes në formacionet paraushtarake jashtë Maqedonisë, të akuzuarit kanë siguruar dhe mbledhur edhe mjete financiare për personat që kanë marrë pjesë në këto formacione.

“Mbledhjen e mjeteve e kanë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave tjera komunikuese nëpër të cilat kanë kërkuar, rekrutuar dhe nxitur që edhe persona tjerë të marrin pjesë në formacionet paraushtarake jashtë Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Ndryshe, pas shpërthimit të konfliktit në Siri, duke e ndjekur trendin botëror të parandalimit që shtetasit e shteteve të largohen dhe t’i bashkëngjiten ISIS-it ose ndonjë fraksionit tjetër, më së shpeshti Xhabhad al Nusra, Maqedonia në vitin 2014 në Kodin Penal vendosi nen të ri, 322, “Pjesëmarrja në luftë të huaj, polici, formacioni paramilitare dhe ushtarake”.

Deri më tani për këtë vepër janë të akuzuar ose të dënuar 23 shtetas të Maqedonisë – 16 të janë arrestuar në vitin 2015 dhe 2016 në aksionet policore “Qelia 1 dhe 2” dhe 7 luftëtarë të robëruar të cilët janë riatdhesuar në gusht të vitit të kaluar. Njëri nga të riatdhesuar për shkak të veprës “Pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paramilitare dhe ushtarake” është i akuzuar edhe për veprën penale “Organizim terrorist”.

LEXO MË SHUMË RRETH RASTIT QELIA: KËTU

LEXO: Maqedoni, do të ketë deportime dhe akuza për të kthyerit nga ISIS (INFOGRAFIK)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button