Juventusi interesohet për Eriksenin

Juventusi është duke menduar të bëjë ofertë për transferimin e mesfushorit danez të Tottenhamit Christian Eriksen, raportoi “Calciomercato” të hënën.

Organizatori i Tottenhamit po kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi, mirëpo edhe Juventusi po mendon të futet në garë për të, transmeton Koha.net.

Danezi tek ekipi italian shihet si përforcim ideal për mesfushën edicionin e ardhshëm.

Eriksen 27-vjeçar pritet të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij edicioni, pasi më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2020.

Eriksen prej vitit 2013 është pjesë e Tottenhamit. Këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 12 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button